Lajme nga Bota
Qeni Dhe vajza martohen!
Qeni Dhe vajza martohen! |
Një vajzë nga një fshat i varfër në Indi është martuar me një qen endacak në mënyrë që t’i largojnë shpirtrat e keq të cilët ia kanë pushtuar trupin.
Prindërit dhe familja e vajzës së pafat kanë vlerësuar se shpirti i keq ka hyrë në trupin e saj dhe ia ka sjellë jetën asaj në rrezik. |
title
add text, images, video, widgets, etc...
Amerikanja dergon 15.528 sms ne nje muaj
Një tinejxhere amerikane ka arritur rekordin prej 14.528 porosive tekstuale (SMS) në një muaj, 484 në ditë apo një të dërguar për çdo dy minuta sa ishte zgjuar. Reina Hardesty, 13-vjeçare, u ka thënë prindërve të saj: "Vetëm kam dëshirë të flas" pasi që ata kanë pranuar një faturë telefoni prej 440 faqesh, raporton Daily Mail. |
Amerikanet vendosin te bejne kalendar me foto te teroristeve
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës këtë vit është paraqitur kalendari me fotografitë e terroristëve më të kërkuar në botë, njoftojnë agjencitë.
Duke u nisur nga supozimi se shumë njerëzve iu janë mërzitur fotografitë me femra të zhveshura dhe pamjeve të ngjashme, autorët e kalendarit kanë ardhur në idenë origjinale ta përpilojnë atë nga fotografitë e terroristëve. |
Pas 107 vitesh plaka vendos te martohet
Kinezja e cila ka pasur frikë të martohet derisa ka qenë e re ka marrë guximin dhe ka vendosur të kërkoj burrë që të mos i jetë barrë nipave të vet. Burrin potencial ajo po e kërkon nëpër shtëpi të pleqve. Wang Guiying nuk dëshiron tu bëhet barrë nipave çdo ditë e më të vjetër. Kur në moshën 102 vjeçare ka thyer këmbën më nuk ka mundur të bëj punët e shtëpisë, siç janë larja e rrobave, i ka lindur dëshira të gjej dikë me të cilin mund të flas, sepse ka frikë se çfarë do të ndodhë nëse nuk ngutet ta gjejë atë. |
SHBA:Mbtreterit pornografise kerkojne ndihme nga kongresi Amerikan
Dy mbretërit e industrisë pornografike amerikane nga të cilët njëri është Larry Flynt, botues i revistës “Hustler”, kanë kërkuar nga Kongresi që të zhbllokoj pesë miliardë dollarë në dobi të sektorit të tyre.
Në një deklaratë ironike të publikuar në Los Angeles, Flynt dhe Joe Francis të cilët qëndrojnë prapa DVD serialit "Girls Gone Wild", i janë drejtuar Kongresit me “planin e shpëtimit të ngjashëm me atë të cilin e kërkojnë tre prodhuesit më të mëdhenj të automjeteve". |
I kerkon veshken te dashures te tij pas divorcit
Me dëshirë që t’i shpëtoj jetën të dashurës dhe martesën e luhatshme, një mjek njujorkez të dashurës i kishte dhuruar veshkën, mirëpo pasi që lidhja e tyre ka marrë fund ai po kërkon dëmshpërblim prej 1.5 milionë dollarësh për organin e dhuruar. Doktori Richard Batista ka folur me gazetarë në zyrat e avokatit të tij në Long Island. |
I jep gji qenit te saj te semure
Dashuria për kafshët shpesh nuk njeh kufi. Gruaja 27-vjeçare nga shteti i Nevadas, Janelle Williams, ka vendosur të ushqejë me qumësht gjiri qenin e saj të sëmurë. Këlyshi i quajtur Jack, jo vetëm qe ka arritur të mësojë të pijë, por e bën edhe me delikatesë. “Fillimisht mu duk e çuditshme, por nuk më ka shkaktuar dhimbje. Është më i kujdesshëm se djali im dyvjeçar Johnny”, ka thënë ajo për revistën gjermane “Bild”. |
Viktoria Bekam ndihmon ekonominë italiane 100 mijë euro në dy ditë
Ka shpenzuar rreth 100 mijë euro Viktoria Bekam gjatë qëndrimit të saj në Milano. Gazeta Metropolitan Post ka bërë “ llogaritë” e çiftit më mediatik në botë gjatë qëndrimit në Milano.Sipas përllogaritjeve të gazetës në fjalë karta e kreditit e Viktorias është përdorur për blerje të ndryshme. Nga blerja e çantës e qëndisur me tegela diamantesh realizuar nga shtëpia italiane Gilli që e ka dashur për vete me çdo kusht, e famshmja hollivudiane ka kaluar në blerjen e videolojërave të teknologjisë së fundit si Need For Seed Undergound, Boogie superstar e The Sims 2 H&M, nuk dihet për fëmijët apo për të shoqin. Viktoria i ka kërkuar të shoqit si “dhuratë” të transferonte nga Milano edhe një FIAT 500 model Abarth 1.4 turbo-jet da 160 kuaj fuqi ngjyrë gri metalizato pas të cilit zonja Bekam duket se u dashurua menjëherë. Por lista nuk mbaron këtu, Viktoria ka plaçkitur gjithashtu dyqanet e njohura Dolce e Gabbana ku ka blerë 7 byrzylykë me ngjyrë të ndryshëm nga e zeza te ngjyra vjollce, ndërsa për të shoqin është mjaftuar me blerjen e 5 pale këpucëve, 4 pulovrave, 6 rripa dhe 2 locione pas rrojës. Por çifti bashkëshortor nuk është ndalur vetëm në blerjet “fashion”. Ata kanë vizituar dhe “butikët” më të mirë të artikujve ushqimorë, si Peck Fontina Valdostana, ulluj aromantikë, feta “pariser”, proshutë, disa lloje sallamesh tipike milaneze, dhe torta. Duket që këto specialitete ushqimore italiane janë respektivisht për prindërit në Angli. Sipas burimeve të gazetës në fjalë Viktoria ka thënë: “Milano nuk ka pse të këtë zili qytete si Londra e New York. Ai është i rrethuar me dyqane të mrekullueshëm, plot gjëra të bukura për t’u blerë. Tashmë flitet dhe për blerjen e një shtëpie nga ana e çiftit në Milano, por nuk ka ende një konfirmim zyrtar. |
Femijit ikin nga shtepia per tu martuar ne Afrike
Një vajzë dhe një djalë prej gjashtë dhe shtatë vjetësh, të dashuruar “deri në vesh”, kanë ikur nga shtëpitë e tyre në ditën e parë të këtij viti, të vendosur që të martohen në Afrikë, ka njoftuar të hënën policia gjermane. Gjashtëvjeçari Mika dhe shtatëvjeçarja Anna-Lena, vajza e të dashurës së re të babait të tij, “duhen shumë dhe kishin vendosur të martohen në Afrikë, ku është ngrohtë, e për dëshmitarë kishin marrë motrën më të re të Anna-Lenas, Anna-Bell", ka thënë zëdhënësi i policisë lokale. |
Babadimri i ngrirë i gjatë 160 metra
Babadimri gjigant nga akulli, më i madhi në botë, është zbuluar sot solemnisht në Kinë.
Skulptura e 160 metra e gjatë dhe 24 metra e lartë, është eksponat qendror i festivalit të njohur të akullit në qytetin kinez Harbin, ku temperaturat në muajt e dimrit arrijnë deri në 35 gradë celsius nën zero, njofton BBC News.
Megjithatë, skulptori Tang Guangjun thotë se temperaturat të cilat zakonisht nuk janë të larta kanë vështirësuar krijimin e skulpturës, në qendrën e të cilave është fytyra gjigante e Badadimrit, me mjekër dhe kapelë.
Pritet që 800.000 turistë do të vizitojnë Festivalin, i cili zgjat nga mesi i dhjetorit deri në fillim të shkurtit.