Mir se vini riniakosovare.tk

Mjeksi

Kampingu dhe dehja

Ekziston një teori sipas së cilës për shkak të mungesës së oksigjenit në lartësitë e mëdha mbidetare vjen deri te absorbimi i shpejtë i alkoolit dhe te dehja më e shpejtë. Mirëpo në realitet ndodh krejt ndryshe.

Shkencëtarët kanë vlerësuar sasinë e alkoolit të pranishëm në gjakun e participantëve të cilët kishin pirë në nivel të ulët mbidetar dhe në lartësi më të madhe. Rezultatet nuk treguan ndonjë dallim të madh ndërmjet tyre.

Edhe pse ndikimi negativ i pijes në bregdet është më i vogël, megjithatë nuk janë vërejtur dallime të mëdha në funksionet njohëse gjatë kombinimit të alkoolit dhe lartësisë.

--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Alkooli i fshin kujtimet e këqija ndërsa i ruan të mirat

Alkooli vepron në formimin e kujtimeve, në atë mënyrë që përforcon kujtimet e bukura, ndërsa i dobëson ato të këqijat.

Shkencëtarët nga Universiteti Sussex, kanë studiuar kujtesën, para, pas dhe gjatë kohës së pirjes së alkoolit, te një grup vullnetarësh, ndërsa rezultatet i kanë krahasuar me grupin e participantëve të cilët nuk kanë pirë alkool.

Pirja e sasisë së vogël të alkoolit pengon trurin nga formimi i kujtimeve të reja dhe në këtë mënyrë i përforcon ato të cilat i kemi pasur para fillimit të pirjes.

Në sasi të mëdha, alkooli ndërvepron me substancat kimike të cilat krijojnë kujtimet dhe në këtë mënyrë ne i kujtojmë vetëm skenat e bukura.

--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Stresi i nënës ndikon te pesha e fëmijës

Një studim i realizuar nga Universiteti i Ilinoisit, sugjeron se fëmijët e nënave të cilat janë në stres, kanë prirje për t'u trashur.

Sipas shkencëtarëve amerikanë, këta fëmijë janë të dhënë pas ushqimit jo të shëndetshëm dhe për këtë arsye kanë mbipeshë para moshës 10-vjeçare.

Rezultatet e studimit janë të bazuara në përcjelljen e 841 fëmijëve nga familjet me status të dobët socio-ekonomik, me ç’rast është treguar se stresi grumbulluar te nënat si pasojë e anksiozitetit dhe depresionit, është shkaktar i rëndësishëm i mbipeshës te fëmijët, veçanërisht ndërmjet moshës tre dhe dhjetë vjeçare.

--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Pemët më të dobishme se lëngjet e pemëve

Ushqimi i përditshëm shpesh është konstant sa i takon peshës, por jo edhe sa i takon vlerës energjetike.

Për këtë arsye lëndët ushqimore me vlerë të ulët energjetike, si pemët dhe perimet, janë shumë më të dobishme, sepse mbushin lukthin dhe kanë më pak kalori.

Uji nuk ka vlera energjetike ashtu që mund të llogarisim se marrja e lëngjeve ul marrjen e vlerave të larta energjetike në organizëm.

Por, studimet e reja japoneze kanë treguar se marrja e ujit me anë produkteve ushqimore të pasura me ujë, dhe jo me anë të pijeve, siguron një masë më të ulët trupore trupore.

Një prej shpjegimeve është se uji shpejt kalon nëpër lukth, ndërsa në produktet ushqimore të pasura me proteina dhe ujë (pemët dhe perimet), uji qëndron më shumë në lukth dhe ndjenja e ngopjes vazhdon një kohë më të gjatë.

--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Pesë herë në javë nga një orë

Nëse dëshironi ta mbani peshën trupore në vlera të ulëta, atëherë duhet të ushtroni pesë herë në javë nga një orë.

Këto të dhëna janë si rezultat u studimit dyvjeçar të 200 femrave të trasha të cilat janë këshilluar që ta zvogëlojnë konsumimin ditor të kalorive në 1200-1500 kcal, dhe njëkohësisht të merren me aktivitet fizik, siç është ecja apo fshirja e pluhurave.

Për gjysmë viti këto femra e kanë reduktuar peshën e tyre për 10 për qind, ndërsa ato të cilat kanë vazhduar të merren me aktivitet fizik e kanë mbajtur në nivel të duhur peshën e tyre trupore edhe pas dy vitesh.

--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Arra për eshtra të shëndoshë

Një studim i bërë kohëve të fundit ka treguar se arrat janë të pasura me acid α-linolinik, i cili paraqet bazën e acideve omega-3-yndyrore, dhe supozohet se i ushqen eshtrat.

Acidet omega-3-yndyrore konsiderohen si substanca esenciale për shëndetin e njeriut, mirëpo ato nuk mund të sintetizohen nga organizmi. Për këtë arsye, këto acide duhet të merren me anë të ushqimit.

Ky është hulumtimi i parë i cili i ndërlidh burimet e acideve omega-3-yndyrore me shëndetin e indit kockor. Rezultatet kanë treguar se konsumimi i një sasie më të madhe të acidit α-linolinik ndikon në baraspeshën e indit kockor dhe e ndihmon zhvillimin e tij.

Ky studim tregon se përveç peshqve dhe algave, edhe arrat paraqesin burim të rëndësishëm të acideve omega-3-yndyrore.

--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Trashësia dhe diabeti, pasojë e mungesës së gjumit

Meshkujt të cilët flenë më pak se pesë orë në ditë, respektivisht gjatë natës, kanë shumë më shumë gjasa që të bëhen të trashë apo të preken nga diabeti, kanë vërtetuar shkencëtarët japonezë.

Mungesa e gjumit stimulon prodhimin e hormoneve të cilat rrisin apetitin, ka sqaruar profesori i Universitetit Mjekësor në Japoni, Yishitaka Kaneita. Mungesa e sasisë së duhur të gjumit “shton apetitin dhe nevojën për ushqim me kalori të mëdha”, ka shtuar ai.

Hulumtimi është kryer në periudhën kohore mes viteve 1999 dhe 2006 me 21.693 meshkuj.

Hulumtimi ka dëshmuar se të anketuarit të cilët kanë fjetur më pak se pesë orë gjatë natës, ndërsa në fillim të hulumtimit, në vitin 1999, kanë pasur peshë normale trupore, kanë fituar në peshë, për dallim nga meshkujt të cilët kanë bërë gjumë normal, më të gjatë se pesë orë.

Shkencëtarët gjithashtu kanë vërtetuar se meshkujt të cilët kanë fjetur më pak se pesë orë kanë pasur 1.27 më shumë gjasa që tek ta të zhvillohet niveli i ngritur i sheqerit në gjak, i cili përfundimisht mund të sjellë deri tek diabeti.

Shkencëtarët nuk i kanë publikuar të dhënat për popullatën

--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Fati është trashëgues

Thuhet se fati nuk mund të blihet dhe kjo është e vërtetë, por shkencëtarët nga University of Edinburgh pohojnë se fati është në gjene.
Shkencëtarët pohojnë se 50 për qind e ndjenjave tona varen nga gjenetika, derisa 50 për qind tjera varen nga stili i jetës, karriera, marrëdhëniet dhe faktorë tjerë. Mirëpo ata të cilët kanë pasur fatin të trashëgojnë një përzierje të shkëlqyeshme të aftësive kanë “rezerva” të cilat gjithsesi mund të jenë të mirëseardhura në situata të stresit, kanë zbuluar shkencëtarët të cilët e kanë kryer hulumtimin me 900 çifte binjakësh.

“Pranë nevojës më themeltare për të mbajtur jetën dhe nevojës për liri, në maje të dëshirave njerëzore gjendet edhe nevoja për lumturi”, ka thënë doktori Alexander Weiss, i cili ka publikuar rezultatet e hulumtimit. Edhe pse fati është gjithsesi i nënshtruar ndaj ndikimeve të jashtme, një pjesë e aftësive për fat është e trashëgueshme dhe pjesë e personalitetit të njeriut qysh prej lindjes.

 

Ata të cilët nuk kanë trashëguar gjene aq të mira do të duhet të përpiqen më shumë për të qenë të lumtur. Njerëzit thjesht duhet të mësohen të vlerësojnë gjërat e vogla në jetë, sikur një dush i gjatë dhe i nxehtë, shëtitje pranverore apo shtrirje në park.
 

--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Tabletat forcojnë dhimbjen

Konsumimi i tepërt i ilaçeve të cilat mund të merren pa recetë mund të sjellë deri tek ajo që dhimbjet e kohëpaskohshme të kokës të fillojnë të paraqiten pothuajse çdo ditë. Shkaku është në zvogëlimin e serotoninës.
"Neurologu Michael Anthony vlerëson se afërsisht 10 për qind e njerëzve të cilët kanë probleme me dhimbje të kokës, në fakt vuajnë nga kokëdhimbjet e shkaktuara ‘me përodrimin e gabueshëm të analgjetikëve’”, shkruan The Daily Telegraph.
"Konsumimi i tepërt i ilaçeve të cilat mund të merren pa recetë mund të sjellë deri tek ajo që dhimbjet e kohëpaskohshme të kokës të fillojnë të paraqiten pothuajse çdo ditë”.

Profesor Anthony, nga Universiteti New South Wales, ka konstatuar se “njerëzit të cilët gabimisht marrin tableta kundër dhimbjes së kokës vuajnë nga zvogëlimi e serotoninës”, substancës e cila parandalon zgjerimin e enëve të gjakut. "Niveli i ulët i serotoninës sjellë deri tek zgjerimi i arterieve, që shkakton dhimbjen e kokës", thotë profesori Anthony.
Ai u rekomandon njerëzve të cilët vuajnë nga migrena që, në vend të tabletave, të cilat mund të blihen në çdo barnatore, të marrin ilaçe të cilat ua përshkruan mjeku i tyre dhe shton: "Nëse njerëzit vuajnë nga dhimbja e kokës marrin tableta kundër dhimbjeve më shumë se tri herë në javë, madje edhe nëse marrin edhe një tabletë të vetme tri herë në javë, për disa muaj me radhë do të keni edhe më shumë probleme me dhimbjen e kokës".
--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Macet mbrojnë shëndetin e pronarëve

Disa studime të bëra nga shkencëtarët amerikanë sugjerojnë se personat të cilat mbajnë mace kanë rrezik më të ulët të infarktit të miokardit.
Në studim janë përfshirë një numër i madh participantësh të moshës nga 30 deri 75 vjeç dhe shëndeti i tyre është përcjellë në vazhdimësi për një periudhë 20-vjeçare.
ëdhënat kanë treguar se personat të cilët kurrë nuk kanë pasur një mace kanë të rritur rrezikun për sulm në zemër për 40%, ndërsa 30% rrezikun për çfarëdo sëmundje kardiovaskulare.
Studiuesit nuk e dinë arsyen e këtij fenomeni, ndërsa supozojnë se flitet për aftësinë e maceve që ta zvogëlojnë stresin dhe anksiozitetin te pronarët e tyre, duke i zvogëluar kështu mundësitë për rritjen e shtypjes së gjakut.

--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Meshkujt flasin më shumë se gratë

Femrat ndoshta i ndjekë prapa reputacioni i gjinisë që flet, mirëpo një hulumtim ka dëshmuar se meshkujt megjithatë flasin më shumë.Psikologja Campbell Leaper nga Universiteti Santa Cruz i Kalifornisë ka mbledhur të dhënat e hulumtimeve të kryera qysh prej vitit 1960, të cilat kanë të bëjnë me dallimet mashkull-femër kur bëhet fjalë për të folurit. Janë përfshirë të dhënat e hulumtimeve të cilat flasin se në sasisë e fjalëve të folura ndikon situata e veçantë, edhe nëse biseda bëhet në mes gjinive të njëjta apo është në pyetje mashkulli dhe femra.

Situatat në të cilat meshkujt flasin më shumë, janë për shembull, momentet kur duhet të marrin një vendim të rëndësishëm. Femrat, megjithatë, më shumë flasin atëherë kur tema është e lidhur me fëmijët e tyre apo edhe me to.

Këto dallime, sipas Leaper, dalin nga dallimet bazë në mes të dy gjinive të cilat janë të pranuara në masë të madhe në shoqëri – gratë më lirshëm dhe më shumë flasin për ndjenjat e tyre, derisa meshkujt e hapin gojën kur duhet të dëshmojnë dominimin e tyre dhe prirjen për të marrë barrë mbi vete.

“Nuk qëndrojnë thëniet se femrat janë më të prira për të folur sesa meshkujt. Krejt varet nga situata në të cilën zhvillohet biseda dhe gjinia e personit të kyçur në të”, ka deklaruar autorja e studimit.

Pak kohë më parë është kryer një hulumtim në mesin e studentëve, që ka dëshmuar se në mesatare meshkujt dhe femrat flasin numër të njëjtë të fjalëve brenda ditës. Leaper në lidhje më këtë ka thënë se ky lloj i matjes, sipas numrit të fjalëve, dallon dukshëm nga metoda e cila niset nga matja e kohës së bërë në bisede, e këtu definitivisht kryesojnë meshkujt.

Një nga faktorët i cili vendosë se sa një person do të flasë është edhe gjinia e tij/saj, respektivisht nëse flet me personin e së njëjtës gjini apo të gjinisë së kundërt.

“Meshkujt janë më llafazanë kur e kanë bashkëbiseduese një femër, e arsyeja për këtë është se janë të ngritur në atë mënyrë që të dominojnë në lidhje”, ka sqaruar psikologja Leaper

--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Shprehitë e këqija kanë efekt kancerogjen te pasardhësit

Shkencëtarët amerikanë kanë zbuluar se ndikimet negative në spermë, të shkaktuara nga papastërtia e ambientit ose shprehitë e pashëndetshme, siç është pirja e duhanit ose konsumimi i tepërt i alkoolit, mund të trashëgohen në shumë gjenerata.

Është zbuluar se roli i babait ka ndikim më të madh në shëndetin e fëmijës së tij, sesa është menduar deri tani. Për këtë arsye meshkujt duhet kenë kujdes të madh, sepse shprehitë e këqija nuk i dëmtojnë vetëm ata, por edhe pasardhësit e tyre.
Studimet mbi spermën e minjve (nga Shoqata Amerikane për Përparimin e Shkencës -AAAS), kanë treguar se veprimi i substancave të dëmshme kimike ndikon së paku në katër gjenerata pasuese të minjve. Gjatë testimit është përdorur substanca antimikotike, vinclozolin, e cila çrregullon funksioni e hormoneve te gjitarët. Kjo substancë ka ndikuar në gjenet e spermës së minjve, ndërsa lidhet ngushtë edhe me kancerin e prostatës.

Edhe pse është përdorur substancë e caktuar kimike dhe për eksperiment janë përdorur minjtë, shkencëtarët mendojnë se e njëjta gjë ndodh edhe te njerëzit. Edhe alkooli edhe nikotina gjejnë rrugën e tyre drejt spermës dhe sasia e tepruar e tyre ndryshon ADN e spermës.
Të rinjve u këshillohet të jenë të kujdesshëm dhe të bëjnë një jetë sa më të shëndetshme, sepse ajo që mund t’ua trashëgojnë pasardhësve të tyre është më së shpeshti kancerogjene.

--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Shpenzime të mëdha për Viagra

Harxhimet e shëndetësisë britanike për Viagra dhe për barna të tjera kundër impotencës janë rritur trefish gjatë gjashtë viteve të fundit.

Gjithnjë e më shumë meshkuj kërkojnë nga mjekët e tyre që t’u përshkruajnë barna për impotencë. Qeveria britanike, për shkak të kërkesës së madhe, ua ka ndaluar mjekëve që të shkruajnë më shumë se një pilulë në javë.

Supozohet se katër milionë meshkuj në Angli kanë probleme erektile. Vetëm gjatë vitit 2006 shëndetësia britanike ka shpenzuar 83 milionë euro për pilulat të cilat nxisin potencën.

Mjekët kanë shkruar 8.3 milionë receta për meshkujt më të ri se 60 vjeç, si dhe 8.7 milionë receta për meshkujt më të vjetër se 60 vjeç. Me gjithë këto harxhime, fushata për shëndetin seksual thotë që ia vlejnë harxhimet, pasi që diagnostikimi i mosfunksionimit erektil ndihmon në zbulimin e hershëm të sëmundjeve të zemrës, dhe njëkohësisht është i rëndësishëm për mbajtjen e lidhjes ndërmjet partnerëve.

Supozohet se 20% e lidhjeve kanë probleme të shumta që sjellin edhe ndarje si rezultat i problemeve seksuale të meshkujve. Qeveria dhe shëndetësia angleze kanë frikë se viagra mund të shndërrohet në një mënyrë të zakonshme jetësore.

--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Trashësia nxit psoriazën

Depozitimi i yndyrave në organizëm është i vazhdueshëm. Derisa jeni ulur duke ngrënë yndyra, ndodhin procese inflamatore të cilat nxitin paraqitjen e sëmundjeve të ndryshme, siç janë ato të lëkurës. Psoriaza është sëmundje e cila paraqitet më e shpesh te femrat.

Mbajtja e peshës normale trupore për shumicën e femrave mund të jetë faktor kryesor për parandalimin e psoriazës, e cila dallohet në bazë të lëkurës së skuqur të mbuluar me luspa.
Pas hulumtimeve disa vjeçare, shkencëtarët kanë zbuluar se rrezik më të madh për ta fituar psoriazën kanë sidomos femrat e trasha (40 herë më shumë).
Femrat të cilat janë trashur që nga mosha 18 vjeçare nga 15 e më shumë kilogramë, rreziku ishte mbi 88% më i lartë në krahasim me ato të cilat kanë pasur peshë stabile.

“Shtresat e indit yndyror mund të shkaktojnë inflamim të vogël dhe në këtë mënyrë mund të nxisin paraqitjen e sëmundjes.”, thotë dr. Arathi R. Setty nga FM i Universitetit të Harwardit.
Te femrat e rrezikuara me anë të humbjes së kilogramëve mund të zvogëlohet edhe rreziku i paraqitjes së sëmundjes, si dhe të reduktohen simptomat e sëmundjes. Te disa me anë të dobësimit ka ndodhur largimi i plotë i sëmundjes.

--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Femrat në shtrat nuk mendojnë më

Që femrat në shtrat e përdornin më shumë trurin se meshkujt, kjo dihej. Por që pasi e përdornin, e humbnin tërësisht, duke shuar madje dhe çelësin nervor, kjo është e re.

E bukura është se nuk bëhet fjalë vetëm për fjalë. Ata që përcaktuan që materia gri e femrës humbet funksionalitetin e saj në momentin kur ajo arrin kulmin e kënaqësisë, ishin një ekip studiuesish holandezë që në Kongresin “European Society of Human Reproduction and Embryology” treguan trurin e 12 çifteve midis 19 dhe 49 vjeç, ndërkohë që bënin seks.

"I linim vetëm në dhomën e skanerit, me dritat e ulëta”, -shpjegon doktor Holsteg, një nga studiuesit e përfshirë në kërkim. Kuptohet që njëri prej të dyve e kishte kokën në skaner, prandaj performancat seksuale ishin të kufizuara, “por ne na interesonte truri dhe jo seksi. Rezultati më i rëndësishëm që kemi regjistruar është që truri i femrës aktivizohet totalisht në momentin e arritjes së orgazmës”. Pse ndodh kjo? Sipas opinionit të doktor Holstege, "mbase për të arritur orgazmën, femra duhet të çaktivizojë disa pjesë të trurit të saj, si p.sh. qendrat e frikës. Gratë janë të afta edhe të shtiren për orgazmën, por kjo nuk i shpëton skanerit. Nëse shtiret, shumë pjesë të trurit mbeten aktive".

--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Barnat kundër depresionit kanë pak efekt

Një studim i shkencëtarëve nga tre vende, sugjerojnë se barnat kundër depresionit, që jepen me recetë për miliona vetë, nuk janë në masë të madhe të efektshme.

Studimi i botuar në revistën PLoS Medicine ekzaminoi informacionet e vlefshme për medikamentin e njohur si Prozac.
Studiuesit nga Britania, Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja, i siguruan këto të dhëna në bazë të rregullit amerikan për lirinë e informacionit.
Këtu përfshihen rezultatet e testeve të bëra, të cilat nuk u bënë publike në kohën e tyre nga prodhuesit e medikamenteve.

Studimi i bërë mbi katër medikamente që jepen shumë shpesh me recetë tregoi se ato nuk janë shumë efektive dhe ka pak arsye për t'i dhënë ato me recetë, përjashto këtu rastet kur pacientët vuajnë nga depresioni i rëndë.
Megjithatë, prodhuesit e medikamenteve thonë se ilaçet kanë qenë të efektshme që prej daljes së tyre dhe se rezultatet e studimit përballen me provat klinike.
Në vitet e fundit, ka pasur shqetësim lidhur me efektet anësore të medikamenteve kundër depresionit dhe në disa vende, përfshirë Britaninë, ato konsiderohen si të rëndësishme për terapinë ndaj depresionit. /BBC/

--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Makijazh i bukur për sy dhe buzë?

Janë shumë detaje që duhet të merren parasysh përpara se të bëjmë një makijazh...

Mënyra e trukimit varet nga forma e fytyrës, kolori i flokëve dhe veshja. Janë shumë detaje që duhet të merren parasysh përpara se të bëjmë një makijazh. Dhe, ajo pjesë që ka më shumë rëndësi dhe që bie më shumë në sy është syri. Për fytyrat ovale, me sy të mëdhenj në formë bajame nuk këshillohet përdorimi i makijazh të thjeshtë.

Makijazhi bëhet në kombinim me flokun dhe veshjen. Është shumë e rëndësishme që para se të bëni makijazh të bëhet fillimisht pastrimi i fytyrës me qumësht-tonik. Më pas mbi fytyrën tuaj vendosni kremin. Defektet që dalin nga kremi dhe njollat e ndryshme që mund të ndodhen në sipërfaqe, eliminohen me anë të korrektorit. Pasi bëhet korrektimi i fytyrës përdoret “Make-up” në nuancat kafe, ngjyrë bronzi si dhe në kolore më të hapura.
Make up-i dhe pudra vendosen në të gjitha pjesët e fytyrës, edhe në buzë.
 

Makijazhi i syrit

Fillohet me një ton të lehtë poshtë vetullës. Me nuancë të bardhë në të verdhë të lehtë. Më poshtë, në formë harku, përdorni një nuancë në ngjyrë gështenjë, me dritë-hije në të hapur. Me një penel të ujshëm kalojmë theksimin e pjesës së rrënjës së qerpikut për të vazhduar më pas me rimelin e qerpikëve. Mund të përdorni rimel me qime të veçanta që realizojnë zgjatjen e qerpikëve.

Këshillohet të mos përdoret kthyesja e qerpikëve pasi ajo këput dhe shkul qerpikun. Kjo realizohet në të gjithë qerpikun dhe afër rrënjës së tyre vendoset një nuancë e kaftë. Përdorimi i lapsit në pjesën e brendshme tregon një pamje më të zvogëluar të syrit natyral. Ndërsa vënia e tij në pjesën e jashtme realizon zmadhimin e tij.

Makijazhi i buzëve

Një konturë e lehtë ngjyrë të kaftë në të errët dhe i kuqi i buzëve mund të jetë një nuancë më e çelur. I lëngshëm e me pak shkëlqim. Më pas bëhet dhe zbukurimi i mollëzave. Theksojmë edhe një herë që buzët, të kuqtë e mollëzave dhe kolori i flokëve bëhen në kombinim me njëra-tjetrën sigurisht të gjitha këto në përshtatje me formën e fytyrës dhe me veshjen.

--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Grimi sipas Jennifer Lopez

Çfarë do të prisnit nga këngëtarja dhe aktorja Jennifer Lopez përveç një tualeti të nxehtë, tepër të nxehtë?! Portorikania 29-vjeçare, nga Nju-Jorku, zbulon vetë sekretet e trukut të saj latin. Kush të dojë, le ta imitojë.
Sytë
Përdor një furçë të butë për të përhapur hijen ngjyrë kafe mbi qepalla. Vazhdo edhe jashtë syrit, që ai të duket më i madh. Me një furçë me cep, përhape të njëjtën ngjyrë poshtë qerpikëve të poshtëm. Jepi ndriçim syrit, duke lyer me ngjyrë qumështi pjesën poshtë vetullës, pastaj jepu hark qerpikëve dhe lyeji me dy shtresa rimel të zi në kaf. Në fund, përdor një krehër të posaçëm për të ndarë qerpikët.

Buzët
Me një laps me majë të mprehtë vijëzo buzët. Nëse do që ato të duken edhe më të plota, vizato mbi vijën natyrale. Duke përdorur një furçë, lyeji me buzëkuq me ngjyrë natyrale dhe, në fund, vër pak shkëlqyes në mesin e buzës së poshtme.

Faqet
Me një furçë përhap pudrën ngjyrë kapuçino në mollëzat e faqeve për t'i dhënë thellësi fytyrës. Duhet të dukeni sikur ju kanë kapur disa rreze dielli dhe jo sikur jeni djegur, kështu që përhapeni mirë pudrën me gishta apo furçë.

Vetullat
Nuk duhet t'i keni tepër të harkuara, më mirë është një ngritje e lehtë për të rrumbullakosur fytyrën. Pastaj, me një furçë me kënd, vendosni pudrën.

Fondotinta
Duhet të jetë e lëngshme, jo e thatë. Përhapeni mirë në të gjithë fytyrën e qafën, mbi kremin e ditës. Një ngjyrë e bukur gruri do të ishte e përsosur. Duhet të rrezatoni nxehtësi dhe pasion.
--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

 

Search site

© 2008 All rights reserved.