Mir se vini riniakosovare.tk

azemi dhe shota

 

Shoqata

Themelohet në Belgjikë Shoqata Kulturore “Faik Konica”. Komuniteti shqiptar në Belgjikë kishte kohë që e mendonte çeljen e kësaj shoqate, ideja fillestare e së cilës ishte pikërisht shkrimtari dhe publicisti Faik Konica. Ai ka jetuar dhe punuar në Bruksel më shumë se një shekull më parë. Në kohën që ka jetuar në Bruksel e ka zgjedhur shtëpinë e tij në “Rrugën e Shqipërisë”. Po në Bruksel, ai ka botuar revistën “Albania”, të cilën më vonë e botoi nga Londra dhe SHBA-ja.
Karakteristika e kësaj shoqate është fakti se origjina e themeluesve të saj është e ndryshme. Përveç shqiptarëve, pjesë e saj janë edhe belgët, spanjollët, anglezët etj. Me rastin e themelimit të shoqatës kulturore përpara komunitetit shqiptar të Brukselit, themeluesit organizuan një aktivitet, ku morën pjesë një numër i madh të ftuarish.
Kryetari i shoqatës, Gentian Metaj, tha se objektivat kryesore të shoqatës janë ruajtja dhe promovimi i kulturës shqiptare nga të gjitha trevat ku jetojnë dhe banojnë shqiptare, ngritja e një rrjeti ndihme administrative për njerëzit në vështirësi, si dhe do të bëjë betejën e saj në fushën e qytetarisë. Liritë dhe të drejtat e njeriut, e drejta e fjalës së lirë, lufta kundër racizmit dhe ekstremizmit, të drejtat e gruas etj., do të jenë pjesë e filozofisë së saj. Gjatë aktivitetit u çel edhe ekspozita e me punët e pesë piktorëve Artan Seferi, Fatmir Limani, Jean-Marie Luffin, Brigitte de Potter dhe Roberto Valdes. Në të njëjtën kohë u paraqitën edhe punët e skulptorit Skënder Hyseni.

Search site

© 2008 All rights reserved.