Mir se vini riniakosovare.tk

Lajme nga Bota

 

Qeni Dhe vajza martohen!

Qeni Dhe vajza martohen!
 
https://www.dogbreedinfo.com/images17/NorthernInuitDogFreya14wks.JPGNjë vajzë nga një fshat i varfër në Indi është martuar me një qen endacak në mënyrë që t’i largojnë shpirtrat e keq të cilët ia kanë pushtuar trupin.

Prindërit dhe familja e vajzës së pafat kanë vlerësuar se shpirti i keq ka hyrë në trupin e saj dhe ia ka sjellë jetën asaj në rrezik.

Sipas tyre, mënyra e vetme për ta mbrojtur ka qenë ta martojnë atë për ndonjë qen i cili do të mund të largojë shpirtrat e këqij dhe të heq mallkimin, kanë njoftuar agjencitë botërore.

Martesa është kryer në prani të banorëve të fshatit dhe muzikën e zhurmshme të baterive.

Edhe pse, vajza kur të rritet do të mund të martohet me ndonjë mashkull pa obligim të shkurorëzohet nga qeni.

title

add text, images, video, widgets, etc...

Amerikanja dergon 15.528 sms ne nje muaj

  

Një tinejxhere amerikane ka arritur rekordin prej 14.528 porosive tekstuale (SMS) në një muaj, 484 në ditë apo një të dërguar për çdo dy minuta sa ishte zgjuar.

Reina Hardesty, 13-vjeçare, u ka thënë prindërve të saj: "Vetëm kam dëshirë të flas" pasi që ata kanë pranuar një faturë telefoni prej 440 faqesh, raporton Daily Mail.

Për fat të mirë, ajo kishte një kontratë e cila ia lejonte asaj të shkruante porosi pa kufi, përndryshe fatura e saj do të ishte 2.156 euro.

Babai i Reinas me emrin Greg e ka bërë publik këtë lajm në gazetën kaliforniane “Orange Country Register”, ku edhe punon si gazetar.

Një ngushëllim ishte se totali përfshinte porositë e dërguara si dhe të pranuara. Reinas i është ndaluar përdorimi i telefonit.

Ajo ka pranuar se ka katër shoqe të ngushta të cilave vazhdimisht u dërgon SMS.

Amerikanet vendosin te bejne kalendar me foto te teroristeve

Foto: AFP
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës këtë vit është paraqitur kalendari me fotografitë e terroristëve më të kërkuar në botë, njoftojnë agjencitë.

Duke u nisur nga supozimi se shumë njerëzve iu janë mërzitur fotografitë me femra të zhveshura dhe pamjeve të ngjashme, autorët e kalendarit kanë ardhur në idenë origjinale ta përpilojnë atë nga fotografitë e terroristëve.

Secili muaj “ka fituar” terroristin e vet, në mesin e të cilëve edhe i pashmangshmi Osama Bin Laden, udhëheqës i organizatës ndërkombëtare terroriste Al-Qaeda si dhe zëvendësi i tij Ayman al-Zawahiri.

Pranë fotografive janë shtypur edhe biografitë e terroristëve si dhe shuma e shpërblimit për kapjen e tyre.

Kalendarin e ka publikuar Qendra amerikane për luftë kundër terrorizmit.

Pas 107 vitesh plaka vendos te martohet

Foto: Ilustrim

Kinezja e cila ka pasur frikë të martohet derisa ka qenë e re ka marrë guximin dhe ka vendosur të kërkoj burrë që të mos i jetë barrë nipave të vet. Burrin potencial ajo po e kërkon nëpër shtëpi të pleqve.

Wang Guiying nuk dëshiron tu bëhet barrë nipave çdo ditë e më të vjetër. Kur në moshën 102 vjeçare ka thyer këmbën më nuk ka mundur të bëj punët e shtëpisë, siç janë larja e rrobave, i ka lindur dëshira të gjej dikë me të cilin mund të flas, sepse ka frikë se çfarë do të ndodhë nëse nuk ngutet ta gjejë atë.

Ajo ka lindur dhe rritur në krahinën kineze Guizhou duke parë se si meshkujt i rrahin gratë. Veçanërisht i kujtohet mirë kur tezja e saj ka qarë shpesh kur e rrihte burri për të cilën gjë, siç flet sot hapur, është frikësuar edhe nga mendimi që dikujt t’i jap të drejtën për ta keqtrajtuar.

Kur i kanë vdekur babai, nëna dhe motra më e vjetër, as atëherë nuk ka dashur të martohet, prandaj kishte shkuar në fshat dhe ishte marrë me bujqësi. Ka punuar arat deri në moshën 74 vjeçare, por pas kësaj është zhvendosur tek nipat e saj në qytet.

Zyrtarët lokal i kanë rekomanduar familjes së saj që dhëndurët potencialë t’i kërkojnë nëpër shtëpi të pleqve.

SHBA:Mbtreterit pornografise kerkojne ndihme nga kongresi Amerikan

  
Dy mbretërit e industrisë pornografike amerikane nga të cilët njëri është Larry Flynt, botues i revistës “Hustler”, kanë kërkuar nga Kongresi që të zhbllokoj pesë miliardë dollarë në dobi të sektorit të tyre.

Në një deklaratë ironike të publikuar në Los Angeles, Flynt dhe Joe Francis të cilët qëndrojnë prapa DVD serialit "Girls Gone Wild", i janë drejtuar Kongresit me “planin e shpëtimit të ngjashëm me atë të cilin e kërkojnë tre prodhuesit më të mëdhenj të automjeteve".

"Për shkak të recesionit, amerikanët janë të stresuar dhe nuk janë aktivë seksualisht. Kjo është një e keqe për vendin. Amerikanët mund të rrinë pa makina, por jo pa seks”, thuhet në një deklaratë të biznesmenëve të seksit, që kërkojnë 5 miliardë dollarë.

Flynt e Francis pohojnë se pornografia në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka profit vjetor prej 13 miliardë dollarësh dhe se, “pa marrë parasysh asaj që ky sektor nuk do të shkatërrohet, ndoshta do të ishte më mirë të mos merret përsipër rreziku?".

 I kerkon veshken te dashures te tij pas divorcit

Foto: Ilustrim

Me dëshirë që t’i shpëtoj jetën të dashurës dhe martesën e luhatshme, një mjek njujorkez të dashurës i kishte dhuruar veshkën, mirëpo pasi që lidhja e tyre ka marrë fund ai po kërkon dëmshpërblim prej 1.5 milionë dollarësh për organin e dhuruar.

Doktori Richard Batista ka folur me gazetarë në zyrat e avokatit të tij në Long Island.

Ai ka thënë se në muajin qershor të vitit 2001 i kishte dhuruar veshkën ish gruas së tij Dawnell Batista.

''Prioriteti im ka qenë t’i shpëtojë jetën, derisa dëshira e dytë ka qenë të rregulloj bashkëshortësinë tonë”, ka thënë ky 49-vjeçar.

Mirëpo ata nuk ia kishin arritur të kenë sukses dhe në muajin korrik të vitit 2005 ajo kishte kërkuar shkurorëzimin.

Batista, i cili punon në Qendrën universitare të mjekësisë në Nassau, thotë se martesa e tyre është shkatërruar pas aferës që ish gruaja e tij kishte pasur me një fizioterapeut. Çifti ka tre fëmijë të moshave 8, 11 e 14 vjeçare.

Mirëpo kërkesa e burrit të lënduar në të vërtetë është atipike, që e ka vërtetuar edhe Julia Rivera, zëdhënëse e Rrjetit për dhurim të organeve në New York.

I jep gji qenit te saj te semure

   
Foto: Ilustrim

Dashuria për kafshët shpesh nuk njeh kufi. Gruaja 27-vjeçare nga shteti i Nevadas, Janelle Williams, ka vendosur të ushqejë me qumësht gjiri qenin e saj të sëmurë. Këlyshi i quajtur Jack, jo vetëm qe ka arritur të mësojë të pijë, por e bën edhe me delikatesë. “Fillimisht mu duk e çuditshme, por nuk më ka shkaktuar dhimbje. Është më i kujdesshëm se djali im dyvjeçar Johnny”, ka thënë ajo për revistën gjermane “Bild”.
Ende nuk është shumë e qartë se çfarë e ka shtyrë Janelle të ushqejë qenin me qumësht gjiri, por duke iu referuar fjalëve te saj, gjithçka ka qenë e rastësishme. Gruaja e ka ende në gji fëmijën e saj dhe kjo mund të ketë qenë nxitje për të ushqyer edhe qenin.

"Ndjesia fillimisht ishte e çuditshme, më pas u mësova

Viktoria Bekam ndihmon ekonominë italiane 100 mijë euro në dy ditë

image

Ka shpenzuar rreth 100 mijë euro Viktoria Bekam gjatë qëndrimit të saj në Milano.

Gazeta Metropolitan Post ka bërë “ llogaritë” e çiftit më mediatik në botë gjatë qëndrimit në Milano.Sipas përllogaritjeve të gazetës në fjalë karta e kreditit e Viktorias është përdorur për blerje të ndryshme. Nga blerja e çantës e qëndisur me tegela diamantesh realizuar nga shtëpia italiane Gilli që e ka dashur për vete me çdo kusht, e famshmja hollivudiane ka kaluar në blerjen e videolojërave të teknologjisë së fundit si Need For Seed Undergound, Boogie superstar e The Sims 2 H&M, nuk dihet për fëmijët apo për të shoqin.

Viktoria i ka kërkuar të shoqit si “dhuratë” të transferonte nga Milano edhe një FIAT 500 model Abarth 1.4 turbo-jet da 160 kuaj fuqi ngjyrë gri metalizato pas të cilit zonja Bekam duket se u dashurua menjëherë. Por lista nuk mbaron këtu, Viktoria ka plaçkitur gjithashtu dyqanet e njohura Dolce e Gabbana ku ka blerë 7 byrzylykë me ngjyrë të ndryshëm nga e zeza te ngjyra vjollce, ndërsa për të shoqin është mjaftuar me blerjen e 5 pale këpucëve, 4 pulovrave, 6 rripa dhe 2 locione pas rrojës.

Por çifti bashkëshortor nuk është ndalur vetëm në blerjet “fashion”. Ata kanë vizituar dhe “butikët” më të mirë të artikujve ushqimorë, si Peck Fontina Valdostana, ulluj aromantikë, feta “pariser”, proshutë, disa lloje sallamesh tipike milaneze, dhe torta.

Duket që këto specialitete ushqimore italiane janë respektivisht për prindërit në Angli.

Sipas burimeve të gazetës në fjalë Viktoria ka thënë: “Milano nuk ka pse të këtë zili qytete si Londra e New York. Ai është i rrethuar me dyqane të mrekullueshëm, plot gjëra të bukura për t’u blerë. Tashmë flitet dhe për blerjen e një shtëpie nga ana e çiftit në Milano, por nuk ka ende një konfirmim zyrtar.

Femijit ikin nga shtepia per tu martuar ne Afrike

Anna-Bell, Anna-Lena dhe Mika në stacionin e trenit. Foto: AFP

Një vajzë dhe një djalë prej gjashtë dhe shtatë vjetësh, të dashuruar “deri në vesh”, kanë ikur nga shtëpitë e tyre në ditën e parë të këtij viti, të vendosur që të martohen në Afrikë, ka njoftuar të hënën policia gjermane.

Gjashtëvjeçari Mika dhe shtatëvjeçarja Anna-Lena, vajza e të dashurës së re të babait të tij, “duhen shumë dhe kishin vendosur të martohen në Afrikë, ku është ngrohtë, e për dëshmitarë kishin marrë motrën më të re të Anna-Lenas, Anna-Bell", ka thënë zëdhënësi i policisë lokale.

Të tre fëmijët në mëngjesin e 1 janarit kanë paketuar rrobat e tyre dhe kanë lëshuar shtëpinë në një paralagje të Hannoverit derisa prindërit e tyre po flinin.

Ata kishin shkuar në stacionin hekurudhor të qytetit në mënyrë që me tren të nisen për në aeroport. Pasi që fëmijët kanë qenë të vetëm në peron, ata i kanë tërhequr vëmendjen personelit të cilët edhe e kanë alarmuar policinë.

Babadimri i ngrirë i gjatë 160 metra

Foto: Reuters

Babadimri gjigant nga akulli, më i madhi në botë, është zbuluar sot solemnisht në Kinë.

Skulptura e 160 metra e gjatë dhe 24 metra e lartë, është eksponat qendror i festivalit të njohur të akullit në qytetin kinez Harbin, ku temperaturat në muajt e dimrit arrijnë deri në 35 gradë celsius nën zero, njofton BBC News.

Megjithatë, skulptori Tang Guangjun thotë se temperaturat të cilat zakonisht nuk janë të larta kanë vështirësuar krijimin e skulpturës, në qendrën e të cilave është fytyra gjigante e Badadimrit, me mjekër dhe kapelë.

Pritet që 800.000 turistë do të vizitojnë Festivalin, i cili zgjat nga mesi i dhjetorit deri në fillim të shkurtit.

Search site

© 2008 All rights reserved.